Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar me serbët nga Kosova lidhur me situatën aktuale në Kosovë. Sipas televizionit publik serb, at kanë informuan presidentin serb se do të vazhdojnë protestat e tyre në veri.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, thanë pas takimit se shkuan në Beograd për të informuar Vuçiqin lidhur me situatën “jashtëzakonisht të vështirë” jo vetëm në veri, por edhe në jug të lumit Ibër.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përsëriti kërkesat që ia ka parashtruar të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe statuti për Asociacionin duhet të miratohet nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja, sepse blloku evropian është garantues dhe nënshkrues i marrëveshjes.
Ndërkaq, kërkesa e tretë e Listës Serbe, sipas Rakiq është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës/btvnews.al