Ditët e fundit në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë qarkulluar lajme se Kilian Mbappe nuk ka rinovuar me PSG dhe ka kërkuar të largohet.
Lidhur me këto lajme dhe për aludimet e një kalimi të mundshëm në Madrid, ka reaguar vetë futbollisti francez, i cili ka hedhur poshtë të gjitha lajmet.
Në një postim në rrjetet sociale, Mbappe shkruan se të gjitha ato që janë shkruar për të janë gënjeshtra.
“Gënjeshtra! Sa më e madhe të jetë, aq më shpejtë përhapet. E kam thënë tashmë se sezonin e ardhshëm do të vazhdoj në Paris, ku jam shumë i lumtur”, shkruan ai, duke e bërë të ditur se do të respketojë kontratën që ka me klubin./btvnews.al
MENSONGES…❌
En même temps plus c’est gros plus ça passe. J’ai déjà dis que je vais continuer la saison prochaine au PSG où je suis très heureux. https://t.co/QTsoBQvZKU— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 13, 2023