Mediat ndërkombëtare raportojnë është arrestuar ish-Presidenti amerikan Donald Trump, i cili pritet të dalë në një gjykatë federale në Majemi, pasi akuzohet për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.
Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme.
Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi.
Nëse shpallet fajtor, zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie./btvnews.al