Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se afera McGonigal është arsyeja e sulmeve të tij në drejtim të qeverisë së Kosovës.
Në një reagim në ‘Facebook’, berisha tha se Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerreshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundërinteligjencës së FBI për New York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyre
Postimi i Sali Berishës:
Afera McGonigal, shtysë e sulmeve të Edi Ramës kundër qeverisë së Kosovës!
Miq, me sulmet e përditshme, madje paradite dhe pasdite të Edi Ramës, argatit të Vuçiç, kundër qeverisë së Kosovës, ai dëshmon se është në një hall të madh personal.
Me këto sulme ai zbaton porositë e padronit të tij Vuçiç, për të demonizuar figurën e Albin kurtit si komunist i pakorrigjueshëm dhe paraqitur presidentin e serbomadhisë Vuçiç si konstruktive.
Së dyti dhe mbi të gjitha, Rama me këto veprime kërkon të ngjallë mëshirë për veten e tij për aferën e tmerreshme të korruptimit me ryshfet të ish shefit të kundërinteligjencës së FBI për New York-un, McGonigal gjatë kohës që ai ishte në detyrë.
Në këtë aspekt Rama është njeri i pashpresë mbasi në ligjin e SHBA dënohen njelloj, si ai që merr ryshfet ashtu dhe ai që jep ryshfet.
Përveç kësaj kjo çështje është bërë edhe më e rëndë sepse së fundi prokurori i SHBA ka kërkuar bashkimin e dosjes shqiptare që gjykohej në Ëashington me dosjen ruse që gjykohet në Neë York.
Kjo do të thotë se aferat janë të lidhura njëra me tjetrën dhe përveç McGonigal, dy personazhe të tjera të zeza tani janë: Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Putinit Oleg Deripaska, biznesmen spiun rus me 6 kompani deri në fund të vitit 2022 edhe në Shqipëri.
Ndaj i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe në lojën e forcave politike aty për një çështje e cila sot është në tryezën e zyrave më të fuqishme në hapësirën euroatlantike.
Këto ndërhyrje nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e krizës përkundrazi, vetëm sa e ndërlikojnë atë më shumë. #sb /btvnews.al