Dashi- Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë në krah kështu që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Demi- Çiftet do kalojnë një ditë mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta dhe nga kokëfortësia e të dyve ato do duken të pafundme. Beqarët do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë.
Binjakët- Nëse keni një lidhje prej shumë kohësh duhet të bëni shumë kujdes me impulsivitetin e tepruar. Në rast tensioni të madh, largohuni nga njeri-tjetri në mënyrë që të mos thoni fjalët e fundit.
Gaforrja- Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe komunikimi nuk do reshtë për asnjë moment. Përfitoni për të folur edhe mbi të ardhmen për t’i kuptuar më mirë synimet e partnerit/es.
Luani- Ka shumë gjasa që për shkak të mungesës së përkujdesjes nga partneri/ja ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mirë sepse më vonë mund të plasë një skandal i madh për ju.
Virgjëresha- Surprizat në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Partneri/ja do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do iu lërë të lodheni për asgjë. Sot ju do jeni si një princ/princeshë e përkëdhelur.
Peshorja- Ata që janë në një lidhje do e kenë të vështirë të flasin për çdo gjë me partnerin/en e tyre sot sepse ai do jetë me humor të keq. Prisni orët e pasdites sa të qetësohet.
Akrepi- Priten përmirësime të shumta gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Të dy me partnerin/en do tregoheni më të hapur dhe do provoni eksperienca të reja së bashku.
Shigjetari- Dita do fillojë me tension dhe debate të shumta për jetën në çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjerat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem.
Bricjapi- Pasioni do jetë shumë i zjarrtë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Pas një periudhe të mbushur me peripeci dhe brenga, më në fund do përjetoni emocionet e shumëpritura.
Ujori- Do jeni shumë kërkues në dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri/ja do mundohet shumë që ju të ndiheni sa më mirë, por ndonjëherë jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket.
Peshqit- Do e vlerësoni mjaft ndihmën që do iu japë partneri/ja juaj sot dhe do kaloni një ditë interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk do ndalet në asnjë moment/btvnews.al