Kushti i parë i Vuçiç është që të tërhiqen dhe siç tha ai, ‘kryetarët falso nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës’. Kushti i dytë për të është themelimi i Asocacionit të komunave serbe.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë sepse situata është shumë e rëndë. Serbia është gjithmonë e gatshme për kompromise, por duhet që të tërhiqen kryetarët e rremë nga ndërtesat komunale në veri. Ata le të japin dorëheqje, por duhet të që të flasim edhe për formimin e Bashkimit të Komunave Serbe. Nuk duan konflikte, nuk duan luftë, por është detyra jonë të mbrojmë paqen dhe interesat e popullit tonë.”
Presidenti tha se Statutin e Bashkimit të Komunave Serbe nuk mund ta bëjë askush përveç Ekipit Menaxhues Serb, siç është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit.
“Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Janë në diskutim vetëm parimet e funksionimit të Asocacionit të komunave serbe në Kosovë ashtu siç i kemi vendosur unë dhe Isa Mustafa në vitin 2015. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë.”
Vuçiç tha se për Asocacionin nuk i intereson propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama, propozimin e të cilit tha se nuk e kishte parë ende.
Duke iu referuar detyrës së Komandantit të Forcave të Armatosura, Vuçiç tha se Serbia ka kaluar nga niveli më i lartë i gatishmërisë luftarake në një nivel pak më të ulët, por ende ka një pjesë të konsiderueshme dhe të mjaftueshme të forcave ushtarake në zonë për të ndihmuar në çdo rast popullin serb në Kosovë. /btvnews.al