Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Gjakovë. Përveç diskutimeve për aktualitetin politik, dy qeveritë do të firmosin dhe 14 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.
Më poshtë lista e plotë e marrëveshjeve që do të miratohen:
1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
2 – Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
3 – Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
4 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 – Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8 – Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9 – Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10 – Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
11 – Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
12 – Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
13 – Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
14 – Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”./btvnews.al