E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Paralajmëron sanksione, Rama: Kam shumë frikë se plani i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë urgjente për shtyp, deklaroi se ndërkombëtarëve po u soset durimi dhe sipas tij mund të vendosen sanksione kundër Kosovës.

Kryeministri theksoi më tej se kombi shqiptar po rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb që të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij për herë të parë.

Ne e kemi problem të bëjmë mbledhjen e dy qeverive pasi nuk jemi UFO, nuk jemi vend i izoluar, marrëdhënia jonë me Kosovën është marrëdhënie vëllazërie, por jemi anëtarë të NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që të zhvendosemi nga boshti i kësaj bashkësie.

Për më tepër, ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thonin Albinit që të mos mbanin zgjedhjet në veri, isha 100% me Albinin, sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Republikën e Kosovës.

Në atë rast dhashë dhe unë kontributin tim modest që partnerët të kuptonin qëndrimin parimor dhe të saktë për mua. Mirëpo sot, jo vetëm që nuk ndajmë opinionin, por si vend jemi 100% kundër mënyrës se si po veprohet”, shtoi kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit