Për ditën e sotme (13 Qershor 2023) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjitha qarqet e vendit të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 20 deri në 27 °C, në vendet e ulëta nga 18 deri në 28 °C dhe në vendet malore nga 11 deri në 20 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin, por nuk pritet të shkaktojë probleme./btvnews.al