E premte, 22 Nëntor, 2024

Sherr mes dy shqiptarëve në Itali, njëri plagoset me kaçavidë e tjetri përfundon në qeli

Dy shqiptarë që jetojnë në Itali janë bërë protagonist në një sherr dhe janë bërë objekt i mediave vendase.

Sipas mediave në Itali, bëhet me dije se një i ri shqiptar është arrestuar, pasi ka goditur disa herë me kaçavidë në mes të rrugës një bashkatdhetar.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 11 Qershor në Viale Valganna dhe se shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim. Mësohet se të dy janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit