Prej muajsh bizneset dhe punonjësit shqiptare po jetojnë një realitet virtual të pagave më të larta.
Nga njëra anë presionet mbi forcën e punës dhe nga ana tjetër zgjerimi i ekonomisë në sektorët që kërkojnë punësim si (turizmi) krijuan kushte për rritjen e pagave të cilat në fakt ishin premtuar nga bizneset.
Presionet u shtuan fort së fundmi kur në lojë u fut edhe qeveria duke rritur pagën minimale në 40 mijë lekë në fillim të prillit.
Rezultate 3-mujorit të parë 2023 ishin zhgënjyese. Pagat realë në të gjithë sektorët shënuan rënie të në krahasim me fundit e vitit, po në disa aktivitete të tilla si TIK, sektori financiar, artet dhe argëtimi shënuan ulje të pagës edhe në krahasim me një vit më parë të indeksuara me inflacionin.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se ndryshimi tremujor i pagave tregoi rënie në të gjitha aktivitete ekonomike. Inflacioni mesatar vjetor ne mars 2022 -mars 2023 ishte 7.2 për qind.
Të indeksuara me inflacionin rënia më e madhe tremujore ishte për aktivitetet financiare me rreth -23 për qind, për artet dhe argëtimin -11%, Administrata Publike me -9.7%.
Rënia e madhe tre-mujore vjen edhe si pasojë e efekteve të bonuseve në fund të vitit. Kjo është më e dukshme për bankat të cilat japin shpërblime më të mëdha në dhjetor se sektorët e tjerë, duke bërë që pagat neto të tremujorit të parë të jenë më të ulëta se fundi i vitit.
Shqetësues mbetet fati se pagat reale janë më rënie edhe në krahasim me tremujorin e parë 2022 në disa sektorë, teksa në të tjerat rritja është shumë e ulët.
Të indeksuara me inflacionin rënia më e fortë vjetore ishte në pagat e informacionit dhe komunikimit, të cilat na tremujorin e parë ishin 5.6% më të ulëta se në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Gjithashtu pagat në aktivitet financiare ishin rreth 3 % më të ulëta se, tremujori i parë 2022. Më rënie ishin edhe pagat në sektorin e arteve, argëtimit dhe çlodhjes me 0.5 %.
Në tremujorin e parë, pagat reale pësuan rritjen vjetore më lartë në sektorin e bujqësie me 7 %, në industri me 6.7%, tregti dhe transport me 4.4%, ndërtim 2.4%.
Ndryshimi vjetor i pagës mesatare reale në tremujorin e parë ishte vetëm 2%, ndërsa ndryshimi i tremujor pësoi rënie të fortë me -9.2%.
Përtej këtyre zhvillimeve struktura e pagave u deformua me herët këtë muaj me një ligj që u miratua në parlament ku punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.
Qeveria ka në plan të zbatojë një reformën për rritjen e pagës për punonjësit e administratës së publike me 900 euro në dy vitet në vijim, por duket se mesatarizimi do të vijë nga pagat e niveleve të larta, teksa pagat e ulëta përfituan vetëm indeksim në vitin e parë të reformës./Monitor