E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

VIDEO – Rahim Spahiu merr mandatin në Gjykatë, pritet betimi para Këshillit Bashkiak

Kryetari i rikonfirmuar në krye të Bashkisë Dibër në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Rahim Spahiu është paraqitur këtë të Martë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në Dibër.

Spahiu është paraqitur para gjyqtarit Ardit Kuka për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Dibrës që i hap rrugë më pas betimit të tij në këshillin bashkiak. Gjyqtari Kuka zhvilloi seancën për këtë qëllim ku i pranishëm ishte edhe vetë kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu.

Pasi nuk është konstatuar papajtueshmëri e mandatit dhe verifikimit të dokumentacionit shoqërues të kërkesës së Spahiut, gjyqtari Ardit Kuka i dha mandatin Rahim Spahiut.

Pas marrjes së mandatit në gjykatë, pritet që të bëhet mbledhja për kostituimin e Këshillit të ri Bashkia, mbledhje në të cilën do të bëhet edhe betimi si kryetar i bashkisë i Rahim Spahiut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit