E diel, 24 Nëntor, 2024

23-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në punë në Itali.

Sami Macakulli, vetëm 23 vjeç, humbi jetën pasi ra nga një shtyllë e tensionit të lartë në një lartësi prej 45 metrash. Përplasja në tokë ishte fatale për të riun i cili humbi jetën menjëherë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Macakulli ishte siguruar me një kabull të gjatë që është këputur për arsye që nuk janë përcaktuar ende. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan 2 ambulanca dhe ekipi mjekësor, por nuk mundën të bënin dot asgjë për të riun shqiptar.

Autoritetet kanë nisur hetimet menjëherë për këtë ngjarje kaq të rëndë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit