Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e vjetër në Bulqizë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se mjeti që drejtohej nga një grua me inicialet S.D., ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy mjete të tjera që ishin të parkuara.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona që ishin këmbësorë. Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh dhe një person tjetër.
Gruaja e plagosur mësohet se ka marrë më shumë plagë dhe është dërguar me helikopter për tek Spitali i Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Bashkë me të është dërguar dhe bashkëshorti, por ky i fundit është në gjendje më të mirë.
Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit me tre të plagosur./btvnews.al