Ish-banorja e Big Brother VIP 1 , Antonela Berisha ka festuar 27-vjetorin e lindjes, por duket se njeriu më spacial i saj ka munguar në festë.
Bëhet fjalë për të dashurin e saj, i cili nuk është bërë ende i njohur për publikun. e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Berisha tregoi se lidhja e tyre ka kaluar dhe ulje-ngritje si çdo raport tjetër.
“E lidhur jam, me ulje ngritje si të gjithë. Të gjithë ndahen e rilidhen prapë, por me të njëjtin person. Nuk ishte në festën e ditëlindjes”, tregoi ish-banorja.
Lidhur me projektet e saj për karrierën, tha se së fundmi mund të ketë dhe një këngë të vetën, ku theksoi se do ti pëlqente një bashkëpunim me këngëtaren Ronela Hajatin.
“Mund të bëj dhe ndonjë këngë të re së shpejt, do më pëlqente një bashkëpunim me Ronela Hajatin”, tha ndër të tjera ajo./btvnews.al