Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka apeluar në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendimin e “Shkallës së Parë” që vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.
Dako u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën për “shpërdorim detyre” në dy raste.
Pas dhënies së vendimit të “Shkallës së Parë”, Dako u vendos në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhej edhe Alqi Bllako.
Ndërkohë Alqi Ballko akuzohet se i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Ndaj tij, SPAK ka kërkuar katër vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi shkon në 2.8 vite burg.
Gjithashtu në paraburgimin e Durrësit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka dhe nga gjykimi i shkurtuar dënimi shkon në 6.8 vite burg nëse dënohet.