Ditën e nesërme, në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e PD-së zyrtare.
Kryesia do të mblidhet me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.
Gjithashtu mësohet se në rendin e ditës do të jetë miratimi i rregullores, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, mes tensioneve dhe debateve të forta u vendos që zgjedhjet për kryetar të PD-së të mbaheshin më 29 korrik.
Njoftim për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike:
Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë. /btvnews.al