E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Edi Rama: Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se KFOR po heton rastin dhe nuk është ende koha për të dalë në përfundime për atë ndodhi ditën e sotme në kufi me Serbinë.

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat“, shkruan Rama në rrjetin social.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit