Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar mesditën e sotme, ku forcat serbe rrëmbyen tre polcisë të Kosovës.
Për mediat në Prishtinë, BE ka thënë se është në kontakt me Prishtën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e rrëmbimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga njësitë speciale serbe.
”Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë aktualisht, zëdhënësi i Bashkimit Europian.
Po ashtu ai përsërit thirrjen e BE-së, ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.
”Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”./btvnews.al