Bllokimi i kanaleve të rrjetit të ujërave të ndotura dhe të bardha në qytetin e Peshkopisë kanë bërë që të dalin në sipërfaqe.
Qytetarët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë thanë se dalja e ujërave në sipërfaqe jo vetëm është shqetësuese, por edhe ndotëse pasi ka aromë të rëndë.
Ata kanë kërkuar që të bëhet riparimi i menjëhershëm i rrjetit dhe të mos përsëritet më si situatë pasi kjo ka ndodhur shumë herë vitet e fundit.
Bllokimi i rrjetit bëri që ujërat e ndotura të mbulonin gjithë rrugën “Abdyl Frashëri”, por që të shpërndaheshin edhe në rrugët e lagjes.
Ndërkohë, mësohet që vetëm pas shumë orësh kanë ndërhyrë specialistët e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve në Pëshkopi dhe kanë bërë të mundur eleminimin e defektit dhe rikthimin në normalitet të rrjetit./btvnews.al