Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë të shtunë në Toskana të Italisë.
Në dasmën e çiftit do të marrin pjesë rreth 120 veta, ku ndër ta janë familjarët e tyre, miqtë më të mirë si dhe kolegët e dyshes. Një prej personave që do të mungojë është dhe fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në Instagram ai ka njoftuar se në 17 Qershor të performojë në New York, ndërsa po në këtë datë është edhe dasma e çiftit.
“Me datën 17 qershor do të jem në New York. Mirë u takofshim. Ju puthi shumë të gjithëve”– tha këngëtari.
Mirëpo nuk dihet nëse ka pasur një ‘krisje’ të marrëdhënies së çiftit me Luizi, apo dyshja e kanë ftuar atë por këngëtari është shumë i angazhuar me koncertet muzikore dhe nuk mund të jetë i pranishëm në ditën e tyre më të rëndësishme./btvnews.al