Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se vodhën kasafortën e një biznesi si dhe sende të tjera. Në kudër të operacionit të koduar “Liqeni”, pas hekurave përfunduan shtetasit Leart Sinaj dhe Besnik Muçaj si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi me inicialet A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore.
Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al