E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kolegji Zgjedhor merr vendimin për Rrogozhinën: Zgjedhjet do të përsëriten

Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës do të përsëriten. Kolegji Zgjedhor ka marrë këtë vendim ditënce sotme, duke pranuar ankimin e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pas dyshimeve për manipulime.

Tashmë do të duhet që Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve të reja në Rrogozhinë brenda 4 javësh, pasi ky është vendimi i Kolegjit.

Bashkia e Rrogozhinës u fitua nga kandidati socialist Edison Memolla me diferencë të vogël votash përballë rivalit të tij Shkëlqim Hoxha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit