E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, Dogjani me tone të forta në kuvend: Të dalim me një qëndrim për sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës

Një situatë e tensionuar ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend pak pas nisjes së seancës plenare.

Deputeti i Partisë Demokratike ka kërkuar fjalën për procedurë duke kërkuar që Shqipëria të mbajë qëndrim për tensionet në veri të Kosovës.

Në momentin kur nisi fjalën nga vendi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ndërpreu duke thënë se kjo nuk quhet procedurë.

Kjo e revoltoi deputetin i cili u drejtua me shpejtësi drejt foltores, duke i rënë asaj me grusht për të kërkuar të drejtën e fjalës. Në këtë moment pranë tij u afrua edhe garda.

Lindita Nikolla: Shkoni në vend do jua jap fjalën në vend.

Asllan Dogjani: Ma jep fjalën, për procedurë.

Lindita Nikolla: Mirë keni një minutë kohë për të përfunduar.

Pasi mori fjalën Asllan Dogjani kërkoi që Kuvendi të mbajë një qëndrim në lidhje me sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës.

“Atëherë edhe njëherë unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit