Partia Demokratike ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Kryesisë dhe mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri.
Gazment Bardhi, i cili është dhe kryetar i grupit dhe Sekretar i Përgjithshëm nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, pasi kërkoi që mbledhja të zhvillohej nesër.
Pritet që në këtë mbledhje të shtrohen 3 pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Mungojnë në këtë mbledhje: Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Juela Hamati, Jonila Godole dhe Merita Bakiu.
Marrin pjesë në mbledhje: Arbi Agalliu, Kreshnik Çollaku, Jemin Gjana, Fitim Zekthi, Gentian Gaba, Endri Hasa, Indrit Sefa, Roland Bejko, Taulant Zeneli, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Agron Kapllanaj, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi./btvnews.al