E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Reshjet e shiut do të jenë prezente”, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarka, në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.
Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me nga me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 14 deri 25°C, në zonat e ulëta 16 deri 31 °C dhe në zonat bregdetare 18 deri 30°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit