E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Serbia la gjurmë në rrëmbimin e 3 policëve”, Kurti: Nuk sulmuan Kosovën, por NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 3 policët janë rrëmbyer nga Serbia me një akt arrogance. Sipas kreut të qeverisë, Serbia ka dashur që të lërë gjurmë që të gjithë ta dinin që kanë qenë ato që fshihen pas këtij akti.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të çizmeve që shkojnë në drejtim të Serbisë, të veturave pa targa dhe të prangave të plastikës të forcave serbe, jo vetëm kanë rrëmbyer, por kanë lënë gjurmë të këtij rrëmbimi, bëhet fjalë për një agresion me arrogancë, nuk janë përpjekur që të fshehin gjurmët, synimi i tyre kanë qenë që të dihet që ata ishin aty në ato kohë”, u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu thotë se ky është një agresion jo vetëm ndaj vendit, por edhe NATO-s.

Tani kur faktorët ndërkombëtar kanë nisur të mobilizohen, kjo është një lloj dëshmie se kanë qenë në territorin e Kosovës. Se po të ishin të armatosur thellë në territorin e Serbisë, atëherë askush nuk do fliste për lirimin e tyre dhe ne do ishim në kundërthënie me pjesëtarët tanë. Kjo është agresion ndaj vendit tonë, por edhe agresion nga NATO-s”, shtoi kryeministri./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit