Policia në Itali ka arrestuar një qytetare shqiptare e cila akuzohet se shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në bashkëpunim me një çift italianësh.
Gjatë arrestimi atyre u janë gjetur rreth 160 gramë kokainë, si edhe lëndë dhe mjete për ndarjen në doza dhe paketimin e drogës për ta shitur më pas.
Mësohet se efektivët kanë zbuluar 37-vjeçaren italiane duke i dorëzuar një pako të dyshimtë 43-vjeçares shqiptare, e cila më vonë u zbulua se mbante rreth 140 gramë kokainë.
Nga kontrollet e mëpasshme të shtëpive u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve prerëse në shtëpinë e gruas shqiptare, ndërsa në shtëpinë e gruas me kombësi italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 gramë të tjera kokainë dhe një peshore elektronike precize./btvnews.al