Fermerët e Dibër si kanë humbur shpresat për të marrë prodhim nga bujqësia këtë vit. Shkak sipas tyre janë bërë shirat e vazhdueshëm, të cilat kanë sjell pasoja të rënda në çdo sektor të bujqësisë.
Si të mos mjaftonte dëmi në pemët frutore, fermerët thonë se dëme ka dhe në sektor të tjerë, si në perime dhe tek gruri.
Ata nuk presin që të nxjerrin as kostot e mbjelljes apo shërbimet e tjera që kanë bërë në sektorin e bujqësisë prej disa muajsh.
Nga ana tjetër fermerët shpresojnë në rritjen e temperaturave dhe ndryshimin e kushteve atmosferike, pasi në të kundërt gjithçka do të shkatërrohet./btvnews.al