E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”, qytetarët protestë para zyrës së Ramës Kryeministrisë: Mbështet Albinin, shkëput marrëdhëniet me sllavët

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para Kryeministrisë dhe kanë protestuan për situatën në veri të Kosovës.

Ata janë shprehur se nuk janë dakord me qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën në Kosovë dhe kërkojnë premtim ndryshim kursi dhe mbështetje të plotë për Albin Kurtin.

Me thirrjet “as jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”, qytetarët kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të mbështesë pa kushte Albin Kurtin dhe të ndërpresë marrëdhëniet me sllavët.

Protesta është organizuar në rrjetet sociale ditët e fundit. Kjo protestë kishte si simbol flamurin kuqezi, pasi shumica e të pranishmëve e kanë valvitur atë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit