E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Begaj: Askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Në kuadër të Pjesëmarrjes në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Diaolog, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në sesionin me temë: Paqja dhe Demokracia kundrejt Luftës dhe Autokracisë.

Në këtë sesion ishin të ftuar të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, zotit Stevo Pendarovski, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Në fjalën e tij në këtë sesion, Presidenti Begaj vlerësoi efektet pozitive të prodhuara nga Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por mbi të gjitha për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe zgjerimit të hapësirës së sigurisë euroatlantike. Presidenti Begaj e konsideroi kurajon dhe vizionin e liderëve që arritën këtë marrëveshje një shembull shumë të mirë për të gjithë rajonin.

Gjithashtu, duke iu referuar agresionit brutal ushtarak rus, të paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukrainë, nënvizoi se efektet e këtij agreisoni janë të shumëfishta, duke evidentuar në mënyrë të veçantë efektin e drejtpërdrejtë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke iu referuar Kosovës dhe dakordësisë publike të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Begaj, nënvizoi se askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, pasi Kosova është një realitet i politik i pakthyeshëm.

“Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm”, tha ai.

Ndërsa, duke iu referuar marrëveshjes së Prespës, Presidenti Begaj, nënvizoi se është koha e duhur që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin përgjegjësitë historike, për ta çuar përpara procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis tyre.

Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe influencën e tyre në proceset demokratizuese, duke nënvizuar, se nga historia kemi mësuar se demokracia nuk është e pakthyeshme dhe tolerimi apo mosveprimi i menjëhershëm e i koordinuar në mbrojtje të institucioneve dhe vlerave demokratike e bën kalimin nga demokracia në autokraci thjesht çështje kohe.

Në mbyllje të fjalës, Presidenti Begaj bëri thirrje për përcjelljen e një mesazhi të përbashkët të liderëve nga ky forum, duke nënvizuar, se pavarësisht situatave gjeopolitike, e ardhmja e rajonit do të jetë në familjen evropiane dhe euroatlantike.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit