E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“BMW-ja” del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë..

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

Detaje nga aksidenti në Tiranë-Durrës: Viktima pasagjer, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbardhur për aksidentin e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës. Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se viktima Visar Meshi ishte pasagjer në automjetin tip “BMW X5”.

Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

Mësohet se një prej të rinjve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit