Ditën e sotme është arrestuar shtetasi M.S., 54 vjeç.
Ky i fundit ishte në kërkim nga policia e Bulqizës pasi gjykata e dibrës kishte caktuar masën “Arrest me burg”.
Ky shtetas ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike rast ky i goditur më parë nga policia.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër/Vihen në pranga 1 shtetas
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në vijim të punës hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M.S., 54 vjeç, banues në Bulqizë, për të cilin Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 54-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin V.M(i arrestuar më parë), ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike, rast ky i goditur më parë nga policia. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. /btvnews.al