Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me të rinjtë prej disa javësh dhe shpalos platformën e tij se si mund të ringrihet PD dhe opozita në vend.
Basha është ndalur dhe në Bulqizë, ku ka zhvilluar takim me të rinjtë dhe ka diskutuar me të ardhmen e opozitës.
Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga btvnews.al, Basha duket i qeshur mes të rinjve.
Pas takimit ai ka ndarë me ndjekësit në Facebook dhe disa prej çështjeve që ka diskutuara dhe shkruan se “Partia Demokratike që të kthehet pranë qytetarëve, duhet të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve”./btvnews.al