E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Harry-t dhe Meghan Markle në prag divorci…

Ekspertja mbretërore, Jennie Bond, është shprehur se divorci mes Harry-t dhe Meghan Markle është thjesht çështje ditësh.

Bond ka treguar se pavarësisht ngjarjeve të fundit, Harry është i mirëpritur të kthehet në familjen mbretërore, pa gruan e tij.

“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij. Mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harry-t, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”- tha ekspertja.

Të njëjtën gjë tha edhe më herët ish-shërbyesi i Princeshë Dajanës, Paul Burrel. Madje, në mediat e huaja po flitet se Harry ka nisur përgatitjet për divorcin, pasi ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës dhe është gati për rikthimin “surprizë” në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit