E diel, 23 Shkurt, 2025

“Kjo forcë do ringrihet, sistemi politik është i kalbur”, Basha vijon takimet: PD duhet të marrë barrën e përgjegjësisë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët duke artikuluar tezat e tij se si duhet të bëhet politika në dobi të qytetarëve. Basha zhvilloi një takim me qytetarët në Tiranë dhe ka bërë thirrje që opozita duhet të ringrihet dhe të sjellë ndryshimin në vend.

Pas takimit, ai ka publikuar dhe disa foto dhe shkruan se demokratët duhet të bëjnë gjithçka për “hapjen e listave, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve”, pasi sipas tij sistemi politik në vend është totalisht i kalbur.

Një bashkëbisedim si përherë miqësor dhe i hapur me demokratet dhe demokratët e Degës 15 në Tiranë. Na takon ne demokratëve të marrim përsipër barrën e përgjegjësisë për ngritjen e një alternative reformuese që garanton daljen e vendit nga kjo lëngatë dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor dhe faktor të shoqërisë që pajtohet me nevojën urgjente për ndryshim.

Rrënimi moral i një pushteti të korruptuar tregon se ky sistem politik është totalisht i kalbur, nuk mund të qëndroj më në këmbë. Kthimi i pushtetit te njerëzit, përmes ndryshimeve kushtetuese që garantojnë konkurrencën, garën, integritetin e politikanëve dhe funksionarëve publik, është domosdoshmëri për pastrimin e kësaj politike dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Së bashku me demokratët dhe shqiptarët duhet të bëjmë gjithçka për: hapjen e listave, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve. Partia Demokratike ka lindur si shpresë e shqiptarëve në ditët me të vështira të saj, edhe sot kjo forcë do të ringrihet e do të shndërrohet në shpresën e ndryshimit për Shqipërinë!“, është ky postimi i Bashës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit