E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Policia e Shtetit miraton ndryshimet strukturore, ngre drejtori të posaçme për të luftuar grupet kriminale

Policinë e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturën e saj organizatave. Sipas informacioneve, mësohet se Drejtoria e Hetimit do merret vetëm me grupet kriminale dhe rrjedhimisht shumica e veprave të tjera penale nuk do të ndiqen më nga kjo drejtori.

Po ashtu një ndryshim tjetër është dhe zvogëlimi i numrit të Oficereve të Krimit Ekonomik dhe drejtues i këtij sektori është emëruar Hekuran Bregu.

Sektori i veprave kundër Korrupsionit nuk do të jetë më në drejtoritë e rretheve, por do të transferohet në Policinë e Shtetit në Tiranë.

Nga ana tjetër do të rikthehet edhe një herë drejtoria e pastrimit të parave, ndërsa krimi ekonomik kthehet në drejtori në qendër dhe reduktohet në rrethe./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit