Prej dy javësh banorët e njësisë Administrative Gjiricë, në Bashkinë e Bulqizës, janë pa ujë të pijshëm për shkak të ndotjes që pësoi rrjeti i ujësjellësit.
Autoritetet nuk kanë ende me një vendim që banorët ta përdorin për konsum pasi uji vijon të jetë i ndotur.
Nënprefekti Avni Muli tha se çdo ditë merren kampion uji në burim për t’u analizuar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë.
Muliu ju bën apel banorëve që përdorin këtë burim që të mos e konsumojnë ujin, por ta përdorin për nevoja të tjera.
Dhjetëra banorë të Gjoricës, përfunduan në spital në fillim të këtij muaji pasi konsumuan ujë të ndotur./btvnews.al