E premte, 21 Shkurt, 2025

VIDEO – Prag tragjedie në MotoGP, dy pilotë pësojnë aksident gjatë provave të lira

Një aksident me pasoja tragjike mund të ishte ai që ndodhi në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP.

Pilotët Marc Marquez dhe Johann Zarco pësuan një aksident të frikshëm, me motorët e secilit pilot që u shkatërruan krejtësisht, por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda për spanjollin dhe francezin.

Marquez rrëshkiti në fund të vijës së drejtë, duke goditur me motorin e tij atë të Zarco, i cili fluturoi në ajër dhe përfundoi duke rrëshkitur disa metra mbi asfalt.

Komisarët e garës ndërhynë menjëherë dhe pilotët morën ndihmën e parë dhe tashmë mësohet se janë në gjendje të mirë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit