E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dështon “detyra” e të riut shqiptar për të ruajtur drogën, arrestohet nga policia belge

Një i ri shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet belge. Shqiptari u kap brenda një banese të kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit.

Mësohet se i riu shqiptar u gjet në një shtëpi pranë zonës së Souvret në Belgjikë, ndërsa brenda në banesë u gjetën rreth 1000 rrënjë kanabisi.

Sipas mediave të huaja kanabisi ishte ndarë në 3 dhomat e shtëpisë, në të cilën i riu ishte dërguar sapo kishte mbërritur në Belgjikë në gushtin e vitit të kaluar.

Para gjykatës i riu ka pranuar rolin e tij dhe veprën e kryer, ndërsa drejtësia e ka dënuar me 18 muaj burg dhe 5 vite ndalim të hyrjes në territorin belg pas shlyerjes së dënimit

Artikuj te ngjashem

Me te fundit