E hënë, 25 Nëntor, 2024

Djajtë e Kuq” vazhdojnë negociatat për një kontratë të re me David de Gean

Manchester United po vazhdon negociatat për vazhdimin e kontratës me David de Gea, ka konfirmuar klubi anglez.

“Diskutimet për një kontratë të re të mundshme mbeten të hapura”,- thuhet në një deklaratë të klubit nga Manchesteri.

De Gea mund të bëhet lojtar i lirë gjatë verës, pas një qëndrimi te United që nga viti 2011, pasi u josh nga legjendari Alex Ferguson që të largohej nga Atletico Madrid.

Në kampin e “Djajve të Kuq” bëjnë me dije se Mason Greenwood do të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm, megjithëse sulmuesi 21-vjeçar nuk ka luajtur për skuadrën që kur u arrestua me akuzat për sulm dhe përdhunim. Kjo ka ndodhur në janar të këtij viti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit