E hënë, 17 Shkurt, 2025

“Do të ketë reshje të herëpashershme”, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe kthjellimet do të bëhen prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashesrhme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karaktërit lokal në veri ndërsa ë pjesën tjetër reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afashkurtëra.

Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit