Është mbajtur në qytetin e Peshkopisë panairi “Gratë sipërmarrëse dibrane” ku 25 gra treguan aftësitë sipërmarrëse dhe se si të rrisin e zhvillojnë biznesin e tyre.
Pjesmarrëset në këtë panair thanë se deri tani pjesa më e madhe e tyre e ka arritur suksesin me forcat e saj dhe mbështetje e vetme për ta ka qenë familja.
Por ka edhe nga ata sipërmarrëse që kanë gjetur mbështetje në organizata të ndryshme jo-qeveritare apo kanë marrë grante të vogëla nga sekmat mbështetëse të hapura nga qeveria.
Megjithatë, ata kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje nga shteti kryesisht në sektorin e artizanatit i cili vitet e fundit është drejt zhdukjes.