20.944 tifozë. Ky është numri i atyre që do ndjekin nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë, sfidë kjo që fillon në orën 20.45 dhe që vlen për llogari të kualifikueseve të Euro 2024 (Air Albania).
Faktikisht, ishin 22.500 tifozë që kishin siguruar biletën, por do jenë 20.944 që do shijojnë nga afër takimin.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kërkojnë fitoren e parë në grup, pas asaj disfate me Poloninë. Skuadra jonë përfaqësuese është favorite për të triumfuar, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza. Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 0-4 për Shqipërinë.