E hënë, 25 Nëntor, 2024

Sonte përballja në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Moldavisë, tifozët mbushin stadiumin, shiten të gjitha biletat

Mbrëmjen e sotme kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë përballë Moldavisë në “Air Albania”. Sfida është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024, teksa janë shitur të gjitha biletat për mbrëmjen e sotme.

Në një stadium me kapacitet 22 mijë vende, afro 21 mijë do jenë kuqezinj, ndërsa pjesa tjetër është rezervuar për miqtë.

Me asnjë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grupin E, Kombëtarja kërkon pikët e plota për të vijuar me ëndrrën për kualifikimin. Pas ndeshjes së sotme, tanët luajnë të martë në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit