Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia sqaron se një motor që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.L. ka përpasur për vdekje një këmbësor.
“Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia./btvnews.al