E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Berisha akuza Ramës: Doje të dërgoje Olta Xhaçkën si negociatore në Beograd

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën në Kosovë dhe akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, duke se thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.

Siç shkruan, Berisha Rama si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.

Po ashtu, ai hedh dyshime se kreu i qeverisë do të dërgonte ministren Olta Xhaçka për negociata në Bruksel.

POSTIMI I PLOTË:

Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!

Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit të dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka, fytyrë dhe moral. Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të paprecedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët më të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz anti-kombëtar për ti bërë një shërbim sado të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroi tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.

Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me “Ismailin” në Beograd, për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit ti mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime anti-shqiptare thjesht si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, Serbomadhi Vuçiç.

Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.

Tashmë dihet botërisht se “euroatlantisti” Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Washingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal. Korruptimi i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të McGonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit