Tekniku i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka vlerësuar performancën e futbollistëve në fitoren 2 me 0 me Moldavinë.
Pas ndeshjes, trajneri foli për mediat dhe tha se lojtarët kanë bërë atë që ai u kishte kërkuar.
“Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe lojtarët dhanë maksimimin në këtë ndeshje. U kishim kërkuar lojtarëve që të luanin me 100 km/h dhe ata e bënë këtë.
Ata kanë dhënë maksimnun në fushë, bënë atë që i kisha kërkuar unë, bënë ndeshje shumë të mirë.
Moldavia luante me forca të shumta mbrapa në mbrojtje dhe ishte shumë e vëshitrë për t’i çarë dhe na detyroi ne të mbanim më shumë topin”, u shpreh ai./btvnews.al