Italia fitoi ndeshjen për vendin e 3-të të Nations League, teksa mundi 2-3 Holandën.
Axurrët arritën që të tregonin forcë në pjesën e parë pasi shënuar dy gola shumë shpejt, por në pjesën e dytë Holanda reagoi.
Në fillim ngushtoi rezultatin në 1 me 2, por Italia me anë të Chiesa arriti që të shënonte golin e tretë.
Holanda “tundi rrjetën” në fund me Wijnaldum, për të ngushtuar shifrat, por kjo nuk mjaftoi për tulipanët pasi Italia arriti që të fitonte./btvnews.al