Piloti i Formula 1, Fernando Alonso vendosi të shiste makinën e tij Ferrari Enzo, nëpërmjet një ankandi në Monako, por askush nuk u interesua për këtë mjet luksoz.
Mësohet se bëhet fjalë për një makinë të veçantë, me një motor V12 që jep 660 kuaj fuqi dhe që e bëjnë këtë makinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 350 km/h.
Por edhe pse kjo makinë është shumë e veçantë, askush nuk u interesua për ta blerë.
Alonso kishte parashikuar se makina do të shitej për 5 milionë euro, por kjo shifër nuk u ofrua nga askush dhe Alonso e mori sërish në shtëpi makinën e tij./btvnews.al